“Sang Chol!”, kështu thirri nëna 92-vjeçare Lee Keum kur takoi për herë të parë djalin e saj të humbur.
Lee kishte pritur 68 vjet për këtë moment, pasi të dy u ndanë gjatë Luftës së Koresë dhe u bllokuan në të dyja anët e zonës së çmilitarizuar (DMZ) e cila tani ndan dy koretë.
Sang Chol ishte katër vjeç kur ajo e pa për hetë të fundit. Tani është 72 vjeç. Të hënën ai u ul duke pritur për ardhjen e Lee me gruan dhe vajzat e tij, të cilat kurrë nuk e kanë njohur gjyshen e tyre.
Kjo ishte vetëm një nga bashkimet e shumta që ndodhën në malin Kumgang ku 89 familje u bashkuan me familjarët e tyre.
Vetëm 89 familje patën fatin të bashkoheshin me familjarët nga 57 mijë aplikime që ishin bërë për rimabashkim familjar, sipas Deklaratës së Panmunjom, të nënshkruar nga Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un gjatë samitit historik që ndodhi këtë vit.
Më shumë se 60% e atyre që kërkojnë ribashkime janë mbi 80 vjeç. Kjo bën të mundur përmirsimin e marrëdhënieve ndjeshëm mës dy Koreve duke bërë të mundur bashkimin e njerëzve me të dashurit e tyre.