Loading...

Në Vlorë, vjehrra me motrën rrahin nusen, në Sarandë, nusja dhunon fizikisht vjehrrin

Raste e dhunës në familje, janë të përditshme. Protagonistë në të tilla ngjarje, janë të gjithë pjesëtarët e familjes, diku viktima e diku dhunues.

Shembuj konkretë për këtë “përfundim” vijnë nga Vlora e Saranda.

Në Vlorë, viktimë e dhunës së motrës së vjehrrës ka qenë nusja, ndërsa në Sarandë, nusja ka qenë më “e fortë”, aq sa ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 07. 08. 2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen F. S., vjeçe 30, banuese në  Vlorë, pasi vjehrra e motrës, shtetasja R. Sh., vjeçe 56, banues në Vlorë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet ju kaluan Gjykatës Rrethit Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 07. 08. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin M. T., vjeç 79, banues në Sarandë, pasi nusja e djalit, shtetësja L. T., vjeçe 34, banuese në Sarandë, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Sarandë. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”./ SYRI.net

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com