Loading...

Në Vlorë mund të bëhej nami, lëvizte dhe askush nuk ndërhyri. Derisa policia…

Një adoleshent  është arrestuar nga policia e Vlorës pasi është kapur në flagrancë me armë pa leje. Mësohet se 17-vjeçari S.K., banues në Vlorë, lëvizte në qytet me armë në dorë. E sipas policisë, ai u kap në lagjen ”Pavarsia 2”, duke lëvizur me një armë zjarri pistoletë, pa leje.

Ja njoftimi i policisë: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve me precedentë penale dhe ata të cilët posedojnë armë zjarri pa leje kanë kryer arrestimin në flagrancë të shtetasit:

S.K., 17 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas u kap nga shërbimet policore në lagjen ”Pavarsia 2”, duke lëvizur me një armë zjarri pistoletë, pa leje.

Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhim shitje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com