Një 23-vjeçar shqiptar i identifikuar si shtetasi Viktor Picaku u vra në Bari mbrëmjen e djeshme. I riu u qëllua për vdekje teksa ishte duke ndenjur në sheshin ‘Abbazia’, të qyetit italian. Ndonëse sheshi ishte shumë i populluar, dy persona me një motor iu afruan dhe e qëlluan në kokë të riun shqiptar.
Sakaq mediat italiane raportojnë se autorët e kanë ndjekur të riun dhe më pas e qëlluan atë për vdekje. Nga hetimet paraprake dyshohet se 23 vjeçari u vra për motive pasionante.
Mendohet se viktima ka mbrojtur një vajzë. Ende nuk janë identifikuar autorët e krimit të rëndë, ndërsa dyshohet se ata janë dy persona me ngjyrë.