Loading...

Ndihmuan 17-vjeçarin të therte me rhikë të riun, arrestohen 2 persona

Specialistët e Seksionit kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

• N.P31 vjeç, banues në Durrës;
• B.D 48 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit J.B. 17 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasit e mësipërm, më datë 25.08.2018, në lagjen Nr.15, për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin duke e goditur disa herë me thikë në trup shtetasin D.D. 20 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar thika.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Vrasja me paramendim” në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe
” Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”parashikuar në nenet 78 / 1, 22, 25 dhe 279 të Kodit Penal.