Selia e ambasadës së Kosovës në Suedi është bërë objekt i një sulmi me mjete të forta nga persona ende të pa identifikuar. Nga sulmi mësohet se janë thyer xhamat e dritareve. Sulmi është dënuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e cila në një deklaratë shpërndarë mediave kërkon që autorët të vihen para drejtësisë.
“Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se sulme të tilla me mjete të forta, që kanë mundur të shkaktojë lëndime të rënda ndaj personelit diplomatik, përderisa ata kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare janë të papranueshme dhe kërkon nga autoritetet e shtetit pritës, që të zbardhen sa më shpejt kryerësit e kësaj vepre në mënyrë që ata të sillen para drejtësisë”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.