Deputeti i PD, Nard Ndoka përmes një postimi në rrjetin social, “Facebook” ka hedhur akuza dhe ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama, se në shtator do të ketë një aksion të fortë opozitar.Teksa e ka etiketuar me termin “dordolec”, Ndoka i ka kërkuar kryeministrit që të largohet sa më shpejt. Ndoka nga ana tjetër ka akuzuar kryeministrin, duke u shprehur se është personi përgjegjës për dështimin e zbatimit të ligjit në vend.
Shtet ligjor, apo shtet dordolecash?! Dordoleci vihet kryesish në kopshte e ara të mbjella për të trembur shpendët. Edi Rama ka ndërtuar një shtet “ligjor” dordolecash, në qënder ka vendosur vetën për të trembur të tjerët; drejtuesit e institucioneve, n?pun?sit, qytetarët dhe këdo tjetër. Promovon në teori shtetin ligjor; me ligje, vendime e udhëzime, por në praktikë; vendos një dordolec në krye për të frikësuar të tjerët dhe asgjë më shumë.
Burg për ato që abuzojnë me energjinë elektrike; vendos “dordolecin”, si standard. Burgos qytetarë, i detyron të vetvritën dhe i varfëron pafund; por dordolecin nuk e kanë frikë oligarkët që vjedhin energjinë elektrike, haptazi dhe me bekimin e dordolecëve. Burg për ato që ndërtojnë pa leje; dordoleci përseri mbi kokat e qytetarve, por oligarkët shembin shtëpi dhe ndërtojnë kulla, presin pemë dhe ndërtojnë pa leje, zgjerohen duke shkatërruar përreth, dordoleci ul kokën përpara tyre, apo bashkëpunon me to.
Dordoleci i varur në çdo plazh për qytetarët; por oligarkët gllabëruan hapësirat publike. Humbën jetë njerzish në det, se mbi kullat e shpëtimit kishte dordolecë; jo ruajtës jete, si ligji e parashikon. E prapë dordoleci kryeminister, flet për shtet ligjor! Deshtove Edi Rama; premtove shtet ligjor, por ndërtove shtet dordolecash! Largoju sëbashku me vapën në Gusht, se në Shtator do fryjë erë e fortë për ty e dordolecat që ti kujton, se do të trembësh të tjerët.
Koha jote mbaroj, kuptoje kaqëgjë, se pastaj ti e din; dordoleci shkulet krejt lehtë!