Loading...

Muzeu i Kastriotëve në Sinë të Dibrës, i rilindur pas 27 vjetësh harrese

Në kuadër të “Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut”, është  restauruar Muzeu i Kastriotëve, monument kulture i kategorisë së II-të, në fshatin Sinë të rrethit të Dibrës.

Kryeministri Edi Rama uron mirëmëngjesi ndjekësit në facebook me pamje nga ky muze, I cili u restaurua për herë të parë pas 27 vjetësh.

“MIRËMËNGJES, dhe me këto pamje nga muzeu i Kastriotëve në Sinë të Dibrës, i rilindur tërësisht për herë të parë pas 27 vjetësh harrese, ju uroj një ditë të mbarë “, shkruan Rama.

Projekti i hartuar nga specialistët e IMK-së realizoi restaurimin e plotë të objektit, riorganizimin e sistemit të ndriçimit dhe instalimeve elektrike, si dhe sistemimin e territorit përreth godinës.

Gjithashtu, pjesë e rëndësishme e projektit ishte edhe muzealizimi. Janë restauruar dhe ambientet e ekspozimit, si dhe janë riorganizuar tabelat e ekspozimit, në cilësi, dimensione dhe formë.

Restaurimi i muzeut konsistojë dhe në hidroizolimin e tarracës, prishjen e degradimeve, pastrime, lyerje dhe riorganizim e ndriçimit.

Muzeu ka filluar të ndërtohet në vitin 1982 dhe për herë të parë është hapur për publikun në vitin 1985. /atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10156022652186523/?t=0