Turistët e huaj dhe vendas që kërkojnë të njohin më shumë nga historia e Shqipërisë, nuk duhet të mungojnë në Muzeun Historik Kombëtar.
Temperaturat e larta dhe vetë sezoni i pushimeve, nuk kanë të bëjnë me reduktimin e orëve të punës në këtë institucion.
Numri i vizitorëve është rritur ndjeshëm, gati me dyfishim, gjatë këtij viti krahasuar me një vit më parë.
Një ndër pavijonet më të pëlqyera nga turistët është Pavijoni i Lashtësisë, i cili është një nga pavijonet më të rëndësishme dhe më të pasur me objekte muzeore: 585 objekte. Skulpturat e shkollës apolloniate si “Hyji Apollon” (shek. IV para Kr.), janë nga skulpturat më të bukura të kohës.
Objekte me interes janë: mozaiku “Bukuroshja e Durrësit” (shek. IV para Kr.), pamja antropomorfe e lumit Vjosa (shek. III-II para Kr.), koka e Artemisës (shek. III para Kr.), portreti i një burri në gur gëlqeror (shek. V pas Kr.) dhe objektet e varrit monumental të Selcës së Poshtme, Pogradec (shek. III para Kr.)./atsh