Reçeli me pjepër është një mrekulli e shijes së mirë, gjithmonë e përgatitur në shtëpi. AgroWeb.org ju sjell përgatitjen hap pas hapi të këtij reçeli të përsosur dhe që kërkon një sasi më të vogël ëmbëlsuesish se sa frutat e tjera.
Ky reçel i bërë vete ka një shije të këndshme dhe delikate dhe mund të përdoret për mbushjen e ëmbëlsirave, tortave dhe biskotave. Por është gjithashtu i përkryer për ta përhapur në një fetë bukë e për ta konsumuar në mëngjes.
Procedura që duhet ndjekur për këtë recetë është shumë e thjeshtë, por ne ju nxisim që të përdorni fruta të vendit dhe të kujdeseni që t’i zjeni dhe sterilizoni mirë kavanozat ku do të hidhni reçelin. Ruajtja e mirë e reçelit është e domosdoshme, në mënyrë që t’i zgjsni jetëgjatësinë produktit të përgatitur.
Përbërësit e reçelit të pjeprit
1 kilogram pjepër të pastruar nga lëkura, 300 gram sheqer të errët ose të bardhë, 3 kavanoza qelqi, Koha e Përgatitjes: 10 minuta Koha e Gatimit: 180 minuta Vështirësia: E ulët
Mënyra e përgatitjes së reçelit të pjeprit
Lani dhe pastroni pjeprin duke prerë skajet dhe duke hequr farat e brendshme. Pastaj prijeni në copa të vogla dhe vendosini në një tenxhere të të trashë së bashku me sheqerin.
Vendoseni tenxheren në vatër gatimi në nxehtësi shumë të ulët. Kjo bëhet që të shkrihet sheqeri, ndaj duhet ta përzjeni herë pas here. Kur përzierja fillon të vlojë, ajo do të formojë shkumë në sipërfaqen e vet.
Shkumën mund ta hiqni me një lugë. Ju këshillojme ta shtypni masën me lugë druri ose me aparat derisa të formohet një masë sa më e njëtrajtshme. Vazhdoni ta lini në vatër me nxehtësi të ulët, duke e trazuar vazhdimisht, derisa reçeli të bëhet i trashë.
Pasi masa të jetë gati, kalojeni atë tek kavanozat e pastruar dhe tharë mirë. Mbyllni kapakun dhe vendosini kokëposhtë në një vend të errët larg nga rrezet e diellit për 2-3 ditë. Sapo të hapet reçeli, ai duhet të mbahet dhe ruhet në frigorifer dhe të konsumohet brenda pak ditësh.