Loading...

Misteri i ri i Shkencëtarëve: Zbulohet planeti më i ri që po i bën ata të ‘flasin me vete’!

Një objekt qiellor me madhësinë e një planeti është zbuluar rreth 20 vite drite larg Tokës.

Objekti është i veçantë për shkak të fushës magnetike tepër të fortë që e rrethon.

Shkencëtarët kanë zbuluar se fusha magnetike e planetit te quajtur SIMP J01365663+0933473 është 200 herë më e fortë se ajo e Jupiterit, apo 16 deri në 54 herë më e fortë se e Tokës.

Se si ky planet mund të mbajë një forcë magnetike kaq të fortë si dhe të gjenerojë aurora spektalolare është ende mister për shkencëtarët.

“Ky planet është i rëndësishëm për të studiuar mekanizmat e tij magnetik, që mund të japin njohuri të reja se si të njëjtit lloj mekanizmash mund të veprojnë në planetët ekstrasolarë – planetet përtej sistemit tonë diellor”, tha autori i studimit, Melodie Kao, astrofizik në Universitetin Shtetëror të Arizonës./njekomb

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com