Loading...

Mediat ndërkombëtare shkruajnë për vrasjen e 8-fishtë që ndodhi dje në Vlorë

Mediat ndërkombëtare që nga Italia deri në Kinën e largët kanë shkruar për masakrën e ndodhur në Selenicë pasditen e së premtes. TgCom24 shkruan se një familje është zhdukur me plumba kallashnikovi në një fshat të Vlorës.

“Në Shqipëri 8 persona, të gjithë anëtarë të një familjeje, janë vrarë me kallashnikov nga kushëriri i tyre Ridvan Zykaj, 24 vjeç për motive ende të paqarta. Ngjarja ka ndodhur në një fshat të Vlorës, rreth 120 kilometra në jug të Tiranës. Mes viktimave, xhaxhai i killerit dhe gruaja, dy djemtë dhe bashkëshortet, një djalë 6 vjeç dhe një vajzë 17 vjeçe. Vrasësi pas masakrës mori arratinë”, – shkruan TgCom24.

Ndërsa mediat NyTimes, Washington Post, Yahooo, AbcNews i referohen Agjencisë së lajmeve Associated Press. Po kështu kanë shkruar dhe Reuters si dhe mediat e Lindjes si Kashmir, Xinhuanet, IndianExpress etj.

Washington Post shkruan: “Policia shqiptare thotë se ka arrestuar një 24-vjeçar të akuzuar se ka vrarë 8 të afërm për arsye të panjohura.
Një njoftim thotë se Ridvan Zykaj u arrestua të shtunën herë, milje larg nga fshati i tij Resulaj, 90 km në jug të kryeqytetit shqiptar, ku një ditë më parë vrau xhaxhain e babait të tij, gruan e xhaxhait dhe dy djemtë me anëtarët e familjeve të tyre. Policia gjeti gjithashtu kallashnikovin e përdorur në ngjarje. Zykaj akuzohet për vrasjen e më shumë se 2 personave, një akuzë që mund ta çojë në burg përjetë”.

Ridvan Zykaj, 24 vjeç vrau dje për motive banale 8 persona, të gjithë të afërm të tij, dy prej të cilëve të mitur. Pas ngjarjes vrasësi u arratis dhe u kap mëngjesin e sotëm pas rreth 12 orësh arrati.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com