Ngjarja makabre në Selenicë ka tronditur mbarë opinionin publik. Ridvan Zykaj është parë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në një zonë shkurresh në periferi të Selenicës.Nga policia i është bërë thirrje: Dorëzohu hidh armën.Mësohet se nuk ka pasur rezistencë nga ana e 24-vjeçarit.
Ai ka qenë i fshehur mes shkurreve në periferi të Selenicës, ka hedhur armën dhe është dorëzuar.Në momentin e arrestimit ai ka thënë vec një fjalë: ‘më kapët’, dhe krejt i qetë ka pranuar arrestimin, teksa ka kerkuar uje te pije.
Po kështu nuk ka shfaqur shenja pendese. Ndërkohë që u përfol se mund të kishte qenë i dehur, burime nga grupi i arrestimit bënë me dije se 24-vjeçari nuk kishte shenja të konsumimit të alkoolit.