Një 57-vjecare në Tiranë ka kërkuar urdhër mbrojtje, pasi pretendon se është dhunuar nga motra e saj. Shtetasja M. P pretendon se motra e saj 55 vjeç N. R ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.
“Më datë 14.08.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M. P., vjeç 57, banues në Tiranë, pasi motra N. R., vjeçe 55, banuese në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”– thuhet në njoftimin e policisë.