Nga janari në Shqipëri kanë ardhur më shumë se 1.4 milionë të huaj, nga këta 300 mijë kanë vizituar Tiranën si turistë.
Këtë vit është shtuar numri i atyre që qëndrojnë disa ditë në kryeqytet, jo vetëm në hotele, por edhe apartamente. Ky lajm është bërë i ditur nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Në Tiranë, 300 mijë turistë. Shtohen vizitorët që qëndrojnë disa ditë. Ky po është një superlajm. Për Tiranën, që ndoshta nuk ka det, por ka një mikpritje, jetë artistike e ushqime për t’u pasur zili”, -shkruan Veliaj në faqen zyrtare, në rrjetin social “Facebook”./atsh