Loading...

“Mami eja së vëllai nuk po merr frymë”, ngjarje e rëndë në Korçë, fëmija tre vjeç…

Një fëmijë vetëm 3 vjeç është goditur për vdekje nga një bombol gazi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Mbrojë të Korçë dhe është ende e paqartë pse bombola ndodhej në shtëpinë private.

I mituri ishte gjetur i shtrirë në dyshemenë e dhomës, i gjakosur e me plagë të rënda në kokë nga vëllai i tij 6-vjeçar. “Mami eja së vëllai nuk po merr frymë”,- mësohet t’i ketë thënë ai nënës së tij.

Kaq ka mjaftuar që familja të alarmohet. E ëma e ka gjetur të mbuluar më gjak, ndërsa i ati e ka marrë të voglin në krahë dhe e ka dërguar në spital, por pak orë më vonë ai ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda në pjesën e kokës.

I mituri, siç thonë familjarët, ka qenë duke luajtur dhe është ende e paqartë se si bombola e rëndë që përdorej nga gjyshi i sëmurë ka lëvizur duke e zënë poshtë. Nëna e të miturit është në gjendje shoku dhe nuk mund të flasë asnjë fjalë, ndërsa të afërmit e tjerë preferojnë të heshtin.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com