Loading...

Malazezët, kampionë të dembelizmit. Ka edhe “Lojëra Olimpike Përtacie”

Katër malazezë treguan vendosmëri, këmbëngulje të madhe dhe plogështi maksimale, deri në atë pikë sa të shpalleshin fituesit e “Lojërave Olimpike të përtacisë”.

Konkursi, i zhvilluar në Brezna, vë në lojë një stereotip të hershëm: atë të malazezëve që nuk u pëlqen puna.

Fituesve nuk iu desh të bënin ndonjë gjë të veçantë, përveçse të qëndronin të shtrirë mbi një dyshek në dysheme për 49 orë rresht, e kështu arritën ta çonin trofeun në shtëpi.

Ata, madje, mundën të thyenin edhe rekordin e kësaj gare, sepse fituesit e vitit të kaluar kishin qëndruar në të njëjtin pozicion për 48 orë e gjysmë.

“Në të gjithë Ballkanin gjen barsoleta për malazezët dhe dembelizmin e tyre”, tha për “Euronews” një nga organizatoret, Radonja Blagojeviç, e nga kjo na erdhi frymëzimi.

Sfidës iu përgjigjën rreth 60 konkurrentë. Çmimi i parë ishte simbolik, 400 euro, por interesi sërish nuk mungoi. Fitues janë 3 vajza dhe një djalë.

Gjatë konkursit lejohet çdo gjë: të hash, të pish, të bisedosh e të lundrosh në internet, me kushtin që të qëndrosh të gjithë kohën i shtrirë në dyshek. Kush çohet, sikur edhe për të përdorur tualetin, skualifikohet menjëherë.

Zakonisht fituesi është i fundit që çohet, por këta të katërt ranë dakord të ngriheshin së bashku, pas thyen rekordin e vitit 2017.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com