Greqia liron nga burgu Edmond Begon. Mësohet se Interpol Roma u ka dërguar një letër autoriteteve greke, ku bën me dije se Bego nuk është në kërkim ndërkombëtar.
48 vjeçari mbahej i ndaluar në burgun e Korfuzit. Bego u arrestua pak ditë më parë në Igumenicë, teksa po kthehej nga pushimet në Korfuz.
Arrestimi i tij tensinoi politikën në vend, pasi opozita e cilëson atë si të përfshirë në bandën e Aldo Bares.