Loading...

La punën, piu diçka me miqtë dhe po shkonte te vajza dhe gruaja, Gersi nuk ia doli dot…

Gersi Ura ishte vetem 22-vjeç, kishte edhe nje vajze 2 vjece, e nje grua, te cilat e prisnin ne shtepi. Por ajo nate ishte e fundit per ta.

I riu shqiptar humbi jeten në një aksident tragjik mëngjesin e kësaj të enjte në Fano të Italisë.

Gersi, i cili punonte si kamarier kishte shërbyer deri vonë në lokalin “Taverna dei Pescatori” në Fano, në zonën e Lidos.

Pasi la punën aty, raportohet se kishte kaluar një copë kohë me miqtë e më pas ishte nisur drejt banesës ku jetonte, në zonën Torno.

Disa dëshmitarë thonë se e panë të riut të rrëzohej nga skuteri duke u përplasur dhunshëm me mbrojtëset metalike të rrugës e më pas në një kanal anë rruge. Aksidenti ndodhi rreth orës 6:30.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com