1 e 3 e shqiptarëve, apo 1 milion që i përkasin moshës mbi 25 vjeç nuk kanë lexuar asnjë libër përgjatë vitit të shkuar. Konstatimi i INSTAT shkaktoi mjaft reagime në opinionin publik. Duke ironizuar këtë fakt shqetësues gazetari sportiv Endi Tufa nëpërmjet një postimi në Facebook tregon një pikë bastesh të mbushur plot me njerëz me sytë ngulur mbi gazetë , për të nxjerë skuadrat e skedinave.
“Nuk e kuptoj ku i beni keto sondazhe dhe si ju dalin 1 mln njerez qe nuk lexojne…ja, dite e diel te gjithe duke lexu qe ne mengjes…”, shkruan gazetari përbri fotos.
Më mirë i harxhojnë lekët dhe kohën në llotari me skedina se sa të blejnë një libër. Ndodh çdo ditë që nuk gjen vend lehtë në kafene për t’u ulur pasi gjatë gjithë kohës është e mbushur me të rinj që shpenzojnë kohën aty. Në fakt një kafe e një skedinë të ndryshon ditën, ndërsa libri ndryshon jetën, por ndoshta do të jetë vonë për ta kuptuar.