Loading...

Kur nëna ishte gjallë e takoja tre-katër herë në vit. Tani që nuk jeton . . . ! Nga Agim Xhafka.

Nga Agim Xhafka :

Kur nëna ishte gjallë e takoja tre-katër herë në vit. Tani që nuk jeton e shoh çdo ditë,nga aq herë sa po kaloi një orë pa të pyes me zë:” Po ku je fshehur ,moj nënoçka ime?”

Kjo çudi është si siguresa e dritave te shtëpia. Që na shpëton nga zjarri e vdekja. Edhe bujtja e nënës tek qerpiku i syrit na mbron nga roitja e mendjes. Se ikja e nënës është si çarja e digës. Uji të rrëmben e të rrapëllen deri sa e mira ime del te bregu pranë e bërtet:”Ndalo,o i uruar,ndalo se kam ikur gjasme,jo përfare.”

Dhe që ta vërtetojë pohimin bën fole atje brenda syrit,i cicërrit mendjes dhe ma qetëson zemrën. Nuk ikën ajo as natën. Si skenariste bën gati listën e ëndërrave të mija dhe më ve në gjumë.
Natën,mama! Por uli qepallat edhe ti,të paktën mbylle një sy! Dremit qetë si një liqer me hënë..

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com