Pas bodrumit të Gjykatës së Lartë, sot një tjetër zjarr është shënuar në qendër të Tiranës. Pak minuta më parë ka rënë zjarr në katin e 13-të te dy Kullat Binjake në Tiranë.
Mësohet se flakët kanë përfshirë zyrën e avokatit Max Haxhia.
Deri tani raportohet se ka qenë një ngjarje aksidentale në panelin elektrik dhe fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Nga zjarri pati vetëm dëme materiale, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë shuar flakët.