Prokuroria po nxjerr nga “sënduku” dosjet (RE)LIKE, i kanë kërkuar agjencitë e huaja anti-korrupsion
JA DENONCIMET, OBJEKTI DHE NUMRI FAQEVE PËR SECILIN
Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 29 faqe: Kryeministri Ilir Meta, ka punësuar në polici 35 persona në kërkim nga drejtësia për krime të rënda ekonomike e njerëzore, 4 nga të cilët në poste drejtuese dhe gjithashtu 124 të tjerë në sektorët e krimit, të skeduar si “persona me precedentë e aktivitet penalë në hetim”.
Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 17 faqe: Kryeministri Ilir Meta, ka blerë 31 pasuri të patundëshme, duke përdorur kryeadministratorin e firmave piramidale Farudin Arapi, të cilit i ka firmosur zhdukjen e dosjes së 1.2 milionë dollarëve që ka përfituar nga këto firma nëpërmjet motrës së tij Pranvera Arapi, shoqërisë “Iniciativa Turistike Mimoza” shpk, në bashkëpronësi 40% me firmën piramdiale “SILVA”.
Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 11 faqe: Zv/Kryeministri Ilir Meta, urdhëron tërheqjen nga banka dhe zhdukjen pa adresë, të 500 mijë USD taksë solidariteti e policisë, mbledhur në pikat e kalimit të kufirit.
Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 22 faqe: Kryeministri Ilir Meta, firmos dokumentacion fals, për të ligjëruar zhdukjen e 530 milionë lekëve donacione në Ministrinë e Punës, akorduar për politikat kombëtare të nxitjes së punësimit.
Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 43 faqe: Kryeministri Ilir Meta, ka zhdukur me firma e vula tenderash fiktive, 13 milionë dollarë të rikonstruksionit të rrugëve në akset Tiranë-Durrës dhe Fushë Krujë-Elbasan.
Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 8 faqe: Kryeministri Ilir Meta, firmos vjedhjen prej ortakëve të tij, të 200 mijë ton grurë dhe 100 mijë ton vaj ushqimor ndihmë e SHBA, duke plotësuar dokumente false që në Portin Durrës, me proces-verbal fals, sikur u hodhën në det si “mall i skaduar”.
Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 19 faqe: Kryeministri Ilir Meta, ka vjedh 250 milionë lekë nga buxheti i shtetit, realizon blerje false vagonësh austriakë, te cilët janë kategoria “skrap”, firmos shitjen e tyre për shkrirje.
Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 22 faqe: Kryeministri Ilir Meta, firmos dhe lejon firmën polake “Gdansk” në Portin Detar Durrës, të shes kapitalet shqiptare tek “KURUM” dhe të largohet pa shlyer borxhin 11 milionë USD ndaj arkës së shtetit.
Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 113 faqe: Kryeministri Ilir Meta, miraton skemën e privatizmit të “TELEKOM”, me vlerë të paracaktuar të shitjes 600 milionë lekë, baraz me të ardhurat financiare të 3 muajve punë me të ardhura rutinë të TELEKOM.
Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 53 faqe: Zv/Kryeministri Ilir Meta, akuzohet si organizator i zhdukjes nga Banka e Kursimeve, të 185 milionë USD depozita, të ngurosura nga llogaritë e firmave piramidale.
Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 134 faqe: Kryeministri Ilir Meta, i jep pa asnjë studim 2.2 milionë USD fond nga buxheti i shtetit, firmës fantazmë australiane “Citaroil”, për rikonstruksionin e sektorit të shpim-kërkimit të naftës në Patos.
Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 48 faqe: Kryeministri Ilir Meta, mbulon skandalin e 200 mijë palë këpucëve të blera prej ushtrisë dhe të 12 milionë USD mallra ushqimorë e veshmbathje për ushtrinë, me cilësi me process-verbal si “mall jashtë përdorimit”, kërcënon me vrasje dhe largon dhunshëm nga detyra, publikuesin e aferës, Komandantin e Bazës Furnizimit të Ushtrisë, Gjeneral Aqif Cikalleshi.
Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 15 faqe: Kryeministri Ilir Meta, ka firmosur pa tender, blerjen e 45 veturave qeveritare, me çmim 10 herë më të larta se tregu i lirë.
Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 12 faqe: Kryeministri Ilir Meta, akuzohet nga Trupi Diplomatik i akredituar në Shqipëri, mbasi ka mundësuar nxjerrjen jahstë Shqipërisë, të 43 perosanve në kërkim e me precedent penalë, duke i përfshirë në delegacionet qeveritare të çdo niveli.
Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 83 faqe: Kryeministri Ilir Meta, urdhëron kalimin në llogarinë “Humbje” të 500 milionë lekëve nga buxheti i shtetit, akorduar si fonde rikonstruksioni për Drejtorinë e Përgjithshme të Naftës, që nuk u krye.
Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 13 faqe: Kryeministri Ilir Meta, firmos përdorjen për dieta e shërbime të Këshillit të Ministrave, të 750 mijë USD, akorduar nga PNUD, për reformën në Pushtetin Lokal.
Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 36 faqe: Zv/Kryeministri Ilir Meta, mbulon abuzimin 520 milionë lekë, bërë me tenderat fiktivë në prodhimet filatelike në Ndërmarrjen Posta Shqiptare, dënohet me burg nga drejtorja Liza Hoxha, ndërsa udhëruesi me shkrim Ilir Meta, nuk u hetua.
Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 57 faqe e skica grafike: Kryeministri Ilir Meta, organizon grabitjen e rezervës së floririt Thesar Shtetëror, duke hapur tunelin në Kërrabë dhe duke bllokuar trajtimin e çështjes në mbledhjen e qeverisë dhe parlament.
Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 6 faqe: Kryeministri Ilir Meta, ka firmosur blerjen pa tender dhe me çmim tepër të lartë, të energjisë elektrike nga importi, me abuzim 35 milionë USD.
Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 20 faqe: Kryeministri Ilir Meta, ka firmosur 800 milionë lekë reklama publicitare, të përvetësuara nëpërmjet llogarive e dokumentacionit të falsifikuar, në bashkëpunim me Drejtorin e Televizionit Publik Shqiptar.
Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 17 faqe: Ish-Kryeministri Ilir Meta, akuzohet publikisht nga kryeministri Fatos Nano, se ka firmosur abuzimin 600 milionë lekë për buxhetin e SHISH, justifikuar me pagesa fiktive të agjentëve te rekrutuar.
Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 26 faqe: Kryeministri Ilir Meta, në bashkëveprim me kunatin e tij Drini Kryemadhi, Drejtor i Përgjithshëm i Transportit Rrugor (patenta-targa), fut dhe pajis me letra shqiptare, makina të vjedhura e të trafikuara jashtë shtetit.
Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 8 faqe: Kryeministri Ilir Meta, ka abuzuar me 2 milion USD, në tenderin rikonstruksion trotuare, kanalizime, ndriçim e gjelbërim, në lagjen Kombinat në Tiranë, duke përdorur bashkëshorten e tij, deputeten e zonës Monika Kryemadhi.
Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 17 faqe: Kryeministri Ilir Meta, ka urdhëruar me shkrim, skandalin e vjedhjes 3 milionë USD, nëpërmjet tenderit fiktiv “Blerje bazë material” për KESH.
Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 5 faqe: Kryeministri Ilir Meta, ka udhëruar policinë, të manipulojë provat, për 2 punëtorët e vrarë me shpërthim dinamiti, të 4 punëtorëve në guroret e tij në Malin e Dajtit dhe në malet e Skraparit.
Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 7 faqe: Kryeministri Ilir Meta, akuzohet për dhënien e urdhrit për të qëlluar mbi popullin në protestën e Tropojës, duke vrarë më 29 nëntor 2000, aktivistin e PD Syl Lushaj.
Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 11 faqe: Kryeministri Ilir Meta, organizon treg-trafikun e pllakave të gurit e mermerit Shqipëri-Greqi, nuk paguan detyrimet fiskale, bashkë me ngarkesën e gurit, ushtron dhe trafik droge.
Denoncues me shkrim Sali Berisha, dosje me 4 faqe: Kryeministri Ilir Meta, ka shkatërruar rrjetin e Ujësjellësit të Bogovës-Skrapar, me shpërthimet në biznesin e guroreve dhe me urdhër të tij, janë akorduar 130 milionë lekë nga buxheti i shtetit, për ta riparuar./Pamfleti