Loading...

Krim i dyfishtë, shqiptari vret ish-gruan dhe vajzën 9 vjeçe

Një vrasje e dyfishtë raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në Brekoc të Gjakovës.

Mësohet se një burrë ka vrarë ish gruan dhe vajzën e tij 9 vjeçe.

Mediat në Kosovë raportojnë se policia ka arrestuar autorin, P. Ndrecaj. Gruaja e vdekur është rreth moshës 40 vjeçe dhe vajza 9 vjeçe.

Mësohet se burri, ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortes së tij dhe në korridorin e shtëpisë në lagjen Brekoc të Gjakovës, ka qëlluar me kallashnikov në drejtim të ish-bashkëshortes dhe vajzës së tij, duke i lënë kështu të vdekura nënë e bijë.

Motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë nuk dihen ende, mirëpo ish-bashkëshortja e tij,  jetonte në Kosovë me fëmijët e saj. Ajo kishte ardhur nga Shqipëria.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com