Loading...

Kolegët solidarizohen me Klodiana Lalën: Lajmësi nuk preket as në kanun, nesër mund të jemi ne

Shumë njerëz të medias janë solidarizuar me gazetaren e kronikës Klodiana Lala, pas sulmit me armë që iu bë mbrëmë banesës së prindërve të saj. Ata kanë dënuar aktin dhe shprehen njëzëri se lajmësi, siç e kanë quajtur ata Lalën, nuk preket as në Kanun.

Desada Metaj:

Sulmi me armë ndaj shtëpisë së prindërve të Klodiana Lalas ndodh jo se nuk shtet… se shteti ka kohë që ka falimentuar përballë krimit…. tregon që nuk ka më as frikë për të sulmuar ata pak gazetarë që thonë të vërteta, që nuk janë pjesë e klaneve apo pazareve të bandave, që nuk bëjne pushime dhe shpenzime përtej të ardhurave që kanë…. tregon që bandat kanë pushtetin dhe qeveritarët kanë rivalitet të fortë me bandat për akses tek kryeministri!

Ervin Goci:

Nuk di si jane rrethanat, po nese eshte sulmuar shtepia nje gazetareje per shkak te detyres, jemi perballe nje situate ku rendi dhe siguria kane rene, dhe gazetaret t’i konsiderojme se punojne ne Siri. Solidaritet me gazetaren, njerezor dhe profesional, uroj qe te kete nje reagim te shpejte nga institucionet, perndryshe, kur preket gazetari, vendi eshte zhytur ne spiralen e terrorit.

Mesila Doda:

“Bella mafia” godet median…

Klodi eshte nga profesionistet e rralla, me integritet e perkushtim ne profesionin e saj. Nese autoret nuk identifikohen dhe denohen, ka nevoje per reagim kolektiv ne mbeshtetje te saj dhe te profesionisteve qe nuk i sherbejne bandave.

Enkel Demi:

U është shtrënguar laku. Në ikje përherë inatin duan ta nxjerrin te gazetarët. Me Kanun lajmësi nuk preket. Por, këta nuk njohin as ligjin e traditës, as të riun.

Njohin vetëm ligjin e mafies, ligjin e të “fortit”, sepse janë fryksa. Kanë bërë kaq dëme, sa e kanë lepurin në bark. Fryksa si i pari i tyre! Të gjithë duhet të jemi me Klodin. Sot, e kishte radhën ajo, nesër ne të tjerët.

Basir Çollaku:

Plumba mbi banesen e gazetares Klodi Lala, ku gjendeshin dhe femijet e saj, jane deshmi e frikshme e agresivitetit te Mafias. Te mbeshtesim kolegen Lala. Sigurisht nuk do qellojne politikane, gjyqtare, prokurore e police. Sepse aty kane shoqerine e biznesin bashke.

Ylli Manjani:

Klodiana Lala ska asnjë shans t’i bëjë keq askujt! Ajo u kërcënua për fjalën e lirë! Normal, për aq kohë sa na qeveris armiku i fjalës së lirë!

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com