Një skandal të rëndë ka zbuluar KLSH, gjatë verifikimit të fondeve publike në Institutin e Monumenteve të Kulturës, të inskenuar dhe urdhëruar nga ministrja e Kulturës, “ikona” e anti-kulturës dhe korrupsionit Mirela Kumbaro.
Mos u çuditni, por ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka hyrë në pazar me kryetaren socialiste të Bashkisë Libovohë dhe me firmën e rehabiltimit të rrugës së fshatit, që me muratorët, suvaxhinjt dhe lopataxhinjt e kësaj firme rrugësh, të bëhej dhe restaurimi i Kishës “Fjeta e Shën Mërisë” në Labovën e Kryqit-Gjirokastër.
Po citojmë të plotë, skandalin e zbuluar nga KLSH:
– “Nga auditimi i KLSH, u konstatua se në mbledhjen e datës 25.05.2016 të Këshillit Shkencor të Institutit të Monumenteve të Kulturës (IMK) është diskutuar dhe Projekti “Resaturimi i Kishës “Fjetja e Shën Mërisë” në Labovën e Kryqit-Gjirokastër.
Në datën 05.08.2016, Bashkia Libohovë ka shpallur prokurimin e “Rehabilitimit dhe rikonstruksionin e rrugës së fshatit “Kthesa e Labovës-Labovë e Kryqit”, ku brenda dokumenteve të këtij tenderi të rrugës është përfshirë dhe procesi, për restaurimin e Kishës “Fjetja e Shën Mërisë” të Labovës së Kryqit, duke ia lënë në dorë një firme riparimi rrugësh, punimet për restaurimin e këtij monumenti të Shek. X-XI pas.Krishtit.
Referuar shkresave zyrtare, konstatohet se ky veprim është përgatitur dhe realizuar, me urdhër të Ministres së Kulturës, me zbatues Institutin e Monumenteve të Kulturës (IMK), duke futur projektin e punimeve të Kishës, (KLSH e citon) kontrabandë në tenderin e rikonstruksionit të rrugës, për ta kryer restaurimin, më punëtorët e firmës së rrugëve.
Projekti i restaurimit të Kishës, që nuk ekziston si dosje më vete, por si një nga pjesët e projektit të rrugës së fshatit dhe është realizuar me injektim (mbushje) betoni në themele dhe me çimento,sipërfaqet ku ndodhen Afresket, duke u trajtuar si objekt inxhinierik i aksit rrugor të fshatit.
Nga auditimi, u konstatua se fondi i miratuar për punimet restauruese dhe sistemin elektrik, ka qenë 24 milionë, 075 mijë e 161 lekë të reja, ose 29 milionë lekë të reja me TVSH, si dhe gjatë punimeve, firmës së rrugëve që resturoni Kishën, i është dhënë edhe 20% shtesë fondi, duke e çuar vlerën totale në 34 milionë, 682 mijë e 332 lekë të reja.
Çudia është se në VKM nr.31, datë 13.06.2016 “Për shpërndarjen e financimit për projekte për infrastrukturën vendore e rajonale”, figuron vetëm “Rikonstruksioni i rrugës “Kthesa e Labovës-Labovë e Kryqit”, me vlerë financimi të përcaktuar veçmas 6 miliardë, 191 milionë, 448 mijë e 793 lekë, ndërsa resturimi i Kishës është përcaktuar si projekt, tenderim tjetër, me vlerë më vete, por ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro e ka përzier me riparimin e rrugës!
Skandali thellohet, kur mëson se pas këtij marifeti më objekt vepër penale, qëndron falsifikimi financiar, që në preventivin e projektit restaurimi “Kisha e Shën Mërisë” në fshatin Labova e Kryqit është shënuar dy herë, zëri punimeve “rehabiltim instalimesh elektike” 2,188,651 lekë, që gjendet në dosjen e firmës, por nuk ndodhet në manualin e çmimeve të restaurimit, duke “restauruar në xhep” 60% të fondit prej 34 milionë, 682 mijë e 332 lekë të reja./Pamfleti