Kinemaja botërore zbret në qytetin e bukur të Vlorës me projektin “Open Cinema” .
Një inisiativë e nxitur nga Ministria e Kulturës, Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Media Desk Albania Creative Europe dhe Bashkia Vlorë .
Kinemaja verore në Lungomare nën çatinë e qiellit do të dhurojë 9 netë magjike që vetëm ekrani i madh di ti fal prej datave 13 deri më 21 gusht.
Projeksionet do të fillojnë në orën 8:30 çdo mbrëmje dhe do të mbarojnë në orët e pas mesit të natës.
Një maratonë e vërtet në një show me artistë dhe regjisorë të ftuar nën mikrofonin e artë të prezantueses së njohur Silvana Braçe.
Të ftuar special në natën e 13 gushtit janë artisti Bujar Asqeri,artisti i popullit Mumtaz Dhrami, mjeshtri i madh Petrit Puka e shumë personalitete të tjera të shquar të skenës tonë.
Mbrëmja e parë do të nisë me filmin nga Petrit Puka kushtuar artistit Mumtaz Dhrami me titull ”Jetë në bronz”.
Mbrëmjet magjike të kinemasë verore do e kthejnë Lungomaren në skenën e madhe të filmit sepse ekrani i madh i bashkon të gjithë./atsh