Loading...

Këngët e vallet rizgjuan kalanë e vjetër të Kaninës

Banorët, emigrantët dhe turistët u bënë bashkë në festën e Kaninës në Vlorë, një aktivitet që bën bashkë brezat dhe shpalos traditat dhe potencialet e zhvillimit.

Një takim mes brezave, por edhe një mundësi për të prezantuar potencialet në funksion të zhvillimit.

Nën një atmosferë mjaft festive vizitorët shijuan pjesëmarrjen e grupit polifonik të Kaninës, parodistëve të Vlorës, grupit ”Star Dance”, këngëtarëve Viktor Tahiraj, Drini Kakani dhe Ervis Behari, grupit të sazeve dhe grupit të valleve.

Këngët e vallet rizgjuan kalanë e vjetër dhe sollën në vëmendje resurset e fshatit të njohur si vendlindja e bejlerëve të Vlorës, ku historia ndërthuret me bukurinë natyrore.

E kthyer tanimë në një traditë të përvitshme, festa e Kaninës, karakterizohet nga më tepër vizitorë dhe turistë në këtë zonë duke krijuar mundësinë për të shijuar magjinë e natyrës, nën shoqërinë e atmosferës mjaft festive./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com