Mmm! Një kek qe mbart plot vlera ushqyese, ndaj mund ta konsumoni sa herë të doni. Kurse konsumimi i farave Chia ndikon në uljen e oreksit, përshpejton metabolizmin, dhe aktivizon glikogjenin i cili është shumë i rëndësishëm për djegien e yndyrës.
Ja përbërësit; miell i tipit 00; sodë buke; 1 lugë gjelle vanilje; pak kripë; 100 gr sheqer; 150 gr gjalpë (të shkrirë); 2 vezë; lëkurë limoni; 1 lugë gjelle vaj ulliri; 1 gotë kos; 2 lugë gjelle fara chia.
Receta dhe përgatitja: Fillimisht në një enë kombinoni 500 gram miell, pluhurin pjekës, vaniljen dhe kripën. Ndërkohë në një enë tjetër shtoni sheqerin, gjalpin, vezët dhe i rrihni mirë. Tani shtoni lëkurën e limonit dhe vajin e ullirit.
E tani i kombinoni të dyja masat në një enë të vetme. Shtoni dhe farat Chia ngaTeuta. E përzieni edhe njëherë derisa të krijohet një masë homogjene. Lyeni tavën e kekut me pak gjalpë. Shtroni me kujdes masën që përgatitët. Pastaj e E piqni për 30 minuta në temperaturë 180 gradë. Shtoni pak sheqer pluhur sipër! Ju befte mire!/korrieri