Loading...

Kapet një sasi kokaine, shikoni mendjen gjeniale të trafikantëve, si e kishin fshehur brenda…(video)

Policia spanjolle ka sekuestruar 67 kg kokainë të fshehur brenda kokrrave të ananasit dhe arrestoi shtatë persona në Madrid dhe Barcelonë.

Brenda lëvores së ananasit, kontrabandistët kishin futur cilindra kompakt të kokainës të mbështjellur me dyllë të verdhë.

Spanja, me lidhjet e saj historike dhe gjuhësore me Amerikën e Jugut, është pika kryesore e hyrjes në Europë për kokainën që kryesisht vjen nga Kolumbia.

Kontrabandistët shpesh përdorin metoda krijuese për të shmangur doganierët spanjollë.

Në vitet e fundit, policia ka gjetur kokainë brenda implanteve të gjirit, parukeve dhe karrigeve për invalidët.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com