Loading...

Jugu ka rikthyer kultivimin e kanabisit, asgjësohen edhe 853 fidanë të tjerë në Përmet

Plot 853 fidanë kanabis janë zbuluar nga policia e Përmetit në fshatin Sukë të Këlcyrës. Policia bën me dije se droga ishte mbjellë në një zonë të pyllëzuar. Pas marrjes së informacionit në rrugë operative, u bë i mundur zbulimi i farishtes dhe më pas asgjësimi i bimëve.

Policia ka arrestuar dy të rinj nga fshati Sukë, si kultivues të drogës. Ata janë shtetasit A. A., dhe E. H., 22 e 19 vjeç.

Kjo është sasia e dytë më e madhe e drogës e kapur sot në Përmet, pas 1000 rrënjëve kanabis të asgjësuara në zonën e Frashërit.

Edhe në këtë rast policia tha se ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të kultivimit të bimëve narkotike.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com