Loading...

ITALI – Vdes Rita Borsellino, figurë e luftës kundër mafias

Rita Borsellino, motra e gjyqtarit Paolo Borsellino i cili u vra në vitin 1992, e shndërruar në një figurë në luftën kundër mafias, vdiq sot në moshën 72 vjeç, njoftuan autoritetet.

Presidenti italian, Sergio Mattarella, i cili gjithashtu ka humbur vëllain e tij të vrarë nga mafia, vlerësoi një dëshmi të njohur dhe autentike të luftës kundër mafias dhe një pikë referimi për ligjshmërinë dhe angazhimin e mijëra të rinjve.

Me profesion farmaçiste, nënë e tre fëmijëve, Rita Borsellino nuk u ndal së luftuari për të mësuar të vërtetën rreth vdekjes së të vëllait, i vrarë nga anëtarët e organizatës mafioze ”Cosa Nostra”.

E sëmurë rëndë ajo vdiq sot pasdite në Palermo, sipas mediave italiane./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com