Loading...

ITALI – Tragjedi në një kanion, njëmbëdhjetë ekskursionistë të vdekur dhe pesë të zhdukur

Të paktën 11 ekskursionistë humbën jetën në grykat e Raganelos në Civita, të Kozencës, në parkun e Polinos, pas shirave të rrëmbyeshëm që shkaktuan një rritje të papritur të nivelit të ujit.

Bilanci i publikuar dje në darkë  raportonte për dhjetë të vdekur, ndërsa një burrë i cili ka mundur të shpëtohej vdiq në spital pas plagëve të marra.

Sipas prefekturës së Kozencës, 23 persona janë gjithsej të shpëtuar, pesë rezultojnë ende të zhdukur, përveç eskursionistëve të vdekur.

Informacionet e prefekturës bëjnë me dije për dy grupe ekskursionistësh me 18 persona secili.

Bilanci i viktimave pritet të rritet. Siç shpjegon kreu i mbrojtjes civile të Rajonit të Kalabrisë, Carlo Tansi, vështirësia për të pasur një pasqyrë të qartë të personave të zhdukur është për shkak se ekskursionistët ishin në grupe të shpërndara.

Operacionet tani do të zhvendosen edhe më tej në grykën e lumit, pasi ekziston frika se disa viktima mund të jenë tërhequr deri në det.

Sipas  ”Corriere della Sera” në mesin e 23 personave të shpëtuar, dy janë fëmijë, një vajzë në gjendje të rëndë shëndetësore./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com