Investimet në sistemin e shëndetësisë kanë bërë që në qarkun e Gjirokastrës të rehabilitohen 22 qendra shëndetësore dhe pika autoambulancash, të cilat janë në shërbim të qytetarëve për të ofruar një shërbim sa më të mirë.
Por investimet sipas ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nuk kanë përfunduar, pasi po në këtë qark pritet që të rindërtohen edhe qendrat shëndetësore në fshatrat Dunavat, Palorto, në lagjet “11 Janari” e “18 Shtatori”, në Kardhiq, Krahëz e Petran.
“KantieriShëndetësisë”, 22 qendra shëndetësore dhe pika autoambulancash janë rehabilituar vetëm gjatë këtij viti në qarkun #Gjirokastër.
Por nuk ndalemi këtu. Ka nisur puna për rindërtimin e qendrave shëndetësore me standarde bashkëkohore në, Dunavat, Palorto, “11 Janari”, “18 Shtatori”, Kardhiq, Krahëz, Petran. Gjatë vitit 2018 rindërtojmë 80 në të gjithë vendin”, përfundon Manastirliu. /atsh