Ne takimin per platformen e bashkeqeverisjes qe ka pasur sot kryeministri Edi Rama, ishte edhe nje infermiere e cila shprehu shqetesimin e saj se adoleshentëve në Shqipëri po u rrezikohet jeta.
Ajo tha se antidepresivet shiten nga farmacitë për adoleshentët pa urdhrin e mjekut të familjes.
“Rasti që dua atë prezantoj ka të bëjë më një çështje shumë të ndjeshme, që atakon jetën e adoleshentëve. Një denoncim i ardhur në lidhje me dy farmaci, që tregojnë barna, anti-depresantë, pa pullë dhe tregohen pa recetën e mjekut. Institucionet u vendosën në lëvizje dhe rezultoi se ky fenomen ndodh. Institucionet morën masat dhe e adresuan te UFSH, në vend që të reagonte, Urdhri i Farmacistëve ka vendosur që ta kalojë në heshtje”, tha ajo.
Infermierja Silvana Sinani që denoncoi rastin, tregoi se është përballur disa herë me një situatë të tillë. Megjithatë, shton ajo, pavarësisht se janë marrë masat për dy farmacitë, që shisnin medikamentet pa urdhrin e mjekut, vijojnë që të shiten tek të tjerat.
“Kam ardhur për të sjellë eksperiencën time, jam gjetur katër herë para situatave dramatike, të rinj që kanë marrë anti depresive më shumicë 10-20 kokrra, kanë qenë në rrezik jete. Jemi detyruar të aplikojmë serume dhe lavazhe. Ka qenë emergjente. Duke biseduar me familjet, më kanë thënë që fëmijët e tyre i marrin pa vështirësi në farmaci. Janë të gjitha anti-depresivë që të marra në masa të mëdha shkaktojnë vdekjen e njerëzve. Më është kërkuar nga prindërit që të ngre zërin për këtë rast. I shkrova platformës dhe më është përgjigjur. Unë nuk jam këtu për të dënuar farmacistë por për të sjellë një fenomen që duhet ndaluar. Edhe sot që flasim këta të rinj shkojnë në dy farmaci më tutje. Në shtete si Amerikë, Francë, Itali, këto lloj medikamentesh nuk jepen fare në farmaci por është mjeku i familjes që i jep. Është një gjendje shumë dramatike.”