Familjarët e Marjus Djerrit gjatë ditës së djeshme kishin deklaruar zhdukjen e tij duke e kërkuar në spitalin San Martino të Genovas.
Në furgonin e punës ai udhëtonte së bashku me shqiptarin tjetër Admir Bukrina 22 vjec me origjinë nga fshati Oblik i Shkodrës.
Admir Bukrina ishte i martuar e sipërmarrës e një shoqërie të vogël ndërtimi. Bisnesi i tij rezulton i regjistruar e si pronar i vetëm prej 5 dhjetorit të vitit 2016.
Ambasada shqiptare në Itali ka konfirmuar zyrtarisht identitetin e dy viktimave shqiptare dhe ka vënë në dispozicion dy numra celularë për t’i ardhur në ndihmë familjarëve të viktimave./korrieri