Loading...

I theu këmbët policit, Apeli i Vlorës rikthen në burg 37-vjeçarin

Apeli rrezon vendimin e shkalles se pare qe la te lire shtetasin Ylli Luka, qe aksidentoi policin ne Kucove, duke i thyer kembet. Vendimi i sotem i Apelit te Vlores e ka lene ate burg, duke e rikthyer keshtu ne qeli.

Ngjarja ndodhi kohe me pare, kur 37-vjeçari Ylli Luka aksidentoi policin, vetem pse ai i kerkoi dokumentet e automjetit. Shoferi është konfliktuar me policinë, dhe më pas ka hipur brenda në mjet, dhe ka përplasur një nga policët e patrullës. Më pas ka xhiruar gomat dhe është larguar nga vendngjarja. Por vetëm 30 minuta më vonë, 37-vjeçari Ylli Luka është arrestuar në dalje të qytetit të Kuçovës.

Ndërkohë, polici Jonuz Vrapi është dërguar drejt Spitalit Rajonal të Beratit, pasi ka pësuar thyerje në të dyja këmbët, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Informacion paraprak

Më datë 28.07.2018, rreth orës 21:15, në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë, është marr njoftim se po ndodhte një konflikt. Menjëherë ka shkuar patrulla e policisë ku i ka dhënë urdhër drejtuesit të mjetit tip Benz, shtetasit Y.L, 37 vjeç, banues në fshatin Nikël, Fushë Krujë, për të ndaluar.

Shtetasi i lartpërmendur nuk i është bindur urdhërit të patrullës së rendit dhe për pasojë ka aksidentuar punonjësin e policisë së rendit J.V i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Berat, me frakturë në këmbë, jashtë rezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit Y.L më pas është bllokuar nga shërbimet e tjera të policisë dhe është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kuçovë, për veprime të mëtejshme.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com