Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Indonezi, teksa një burrë humbi dorën sepse hëngri peshk të gjallë. Pas rreth 12 orësh pasi konsumoi peshkun, dora e tij mori një ngjyrë lejla.
Flluska e madhe ishte në formën e një infeksioni bakterial, që iu shkaktua nga ushqimi i papërpunuar. I moshuari mori antibiotikë dhe më pas iu nënshtrua një operacioni të vështirë ku mjekët i hoqën indet e infektuara.
Por operacioni nuk shkoi me sukses dhe ulcerat e kalbura në dorë u dëmtuan shumë duke detyruar mjekët t’i prisnin dorën.