Dalin detaje të reja lidhur me një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Korçë, ku sot është rrëzuar një helikopter.
Mësohet se mjeti fluturues privat ishte faturuar nga një i ri, i cili do të merrte nusen në Korçë. Por në momentin kur helikopteri do të ulej, piloti ka humbur kontrollin duke u rrëzuar. Por fatmirësisht mjeti fluturues ka qenë në kuotë të ulët, kur ka rënë.
Nuk ka asnjë person të lënduar nga ngjarja. Pasojat mund të kishin qenë fatale pasi është zonë e banuar. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Sakaq kostot e marrjes me qera të një helikopteri të tillë janë marramëndëse për xhepat e shqiptarëve.