Loading...

“Hej shoku, më sill mall”, si e pësuan dy bosat shqiptarë në Angli

Dy shqiptarë e kanë pësuar në Manchester të Anglisë, pasi kane perfunduar ne pranga dhe dënuar sot  për trafik lendesh narkotike. Gjykata vendosi të dënojë me 5 vjet e dy muaj burg shqiptarin Berti Ruko, 29 vjeç si dhe me 4 vjet e tre muaj burg Artan Merkaj, 30 vjeç.

Shqiptarët u arrestuan në 14 shtator 2017 në një apartament. Ata konsiderohen si trafikantë të klasit të parë, raportojnë mediat vendase. Në momentin kur policia hyri në apartament për t’i arrestuar, gjeti Berti Rukon duke fjetur me katër telefonat e tij tek koka ku merrte porositë nga përdoruesit e kokainës.

Kur policia hyri në dhomën e Merkajt,, ata gjetën një telefon tjetër në jastëkun e tij dhe dy të tjerë mbi komodinën e krevatit. Policia i kapi mesazhet në telefon ku klienti e pyeste: Hë, mund të vish pranë Schloss që të marrë një gram apo apo mund të sjellësh një gram kokainë?

Po ashtu policia angleze zbuloi edhe fletoren ku mbanin shënim paratë dhe mallin që furnizonin, ku shitjet shkonin afro 30 mijë paund në javë./korrieri

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com