Me zjarret e rena ne Irlandë se fundmi, qe shfarosi gjithçka, eshte zbuluar edhe nje mesazh i fshehte, një sekret që i përkiste Luftës së Dytë Botërore.
Bëhet fjalë për fjalën Eire (emri për vendin në gjuhën irlandeze) e gdhendur në gur në një vend në afërsi të bregut.
Sipas autoriteteve janë krijuar 83 mesazhe të tilla të ngjashme në brigjet e Irlandës dhe për këtë janë nevojitur 150 tonë gurë.
Cili ka qenë qëllimi?
Irlanda ishte neutrale gjatë Luftës, kështu që këto mesazhe shërbenin për të paralajmëruar pilotët bombardues të të dy kaheve që po fluturonin në territor të një vendi që nuk merrte pjesë në luftë.
Kjo është arsyeja që autoritetet vendosën të krijonin këto sinjale të bëra me gurë për t’ua bërë të ditur pilotëve që po fluturonin mbi territor neutral.