Loading...

Gruaja e policit, zbardhen dëshmitë e familjarëve, djali dhe burri i saj thonë se…

Mirjeta Hajdari u gjet në banesë pa shenja jete. Pas ngjarjes së rëndë, policia ka marrë në pyetje familjarët e 47-vjeccares dhe bashkëshortin e saj që është dhe punonjës i Policisë së Shtetit. Bashkëshorti i saj, djali dhe familjarët e tjerë shprehen se ajo i ka dhënë fund jetës, duke u vetëqëlluar me pistoletën e të shoqit polic, por nuk japin motivin që shtynë 47-vjeçaren drejt këtij akti ekstrem.

Ne i kemi marrë në pyetje dhe na thanë se dëgjuan të shtënën e armës dhe kur shkuan brenda shtëpisë gjetën të vdekur 47-vjeçaren, ndërsa pranë saj edhe armën e krimit. Bashkëshorti dhe djali i tyre, të cilët ndodheshin në shtëpi thonë se ajo është vetëvrarë, por pa shpjeguar ndonjë arsye që e shtyu drejt këtij akti. Ne po i hetojmë të dyja pistat: atë të vetëvrasjes për arsye ende të pasqaruara dhe vrasje”, thanë për “Panorama” burime nga grupi hetimor, që është ngritur për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Nga të dhënat e deritanishme mësohet se çifti Hajdari nuk kishte probleme në familje. Ngjarja ka tronditur rëndë të afërmit, të cilët dje theksuan se nuk kishin dijeni për ndonjë shqetësim te 47-vjeçarja dhe nuk e kuptojnë se çfarë e bëri atë të ndërmerrte aktin ekstrem të vetëvrasjes. Nuk përjashtohet dyshimi se gruaja ka vuajtur nga depresioni e për pasojë i dha fund jetës.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com