Loading...

“Gjellë nga tepsia” PS-PD, Rama firmos nga plazhi, licencën për shkollën private “Kings Tirana”, të vëllait të Lulzim Bashës

Nis bashkëqeverisja e bizneseve, vendimi u shpall më datë 8 gusht 2018

VENDIM Nr. 482, datë 31.7.2018 PËR DHËNIEN E LEJES, PËR HAPJEN E INSTITUCIONIT ARSIMOR PRIVAT PARAUNIVERSITAR “KINGS TIRANA”

  1. Dhënien e lejes për hapjen e institucionit arsimor privat parauniversitar “Kings Tirana”, shoqërisë “SAPAUD” sh.p.k. 2. Institucioni arsimor privat parauniversitar i arsimit bazë dhe i arsimit të mesëm të lartë “Kings Tirana” do të ushtrojë veprimtarinë arsimore në adresën: rruga “Kodra e Dërhemit”, godina arsimore “Kazazi”, hyrja B, Lundër 1, Tiranë. 3. Në institucionin arsimor privat parauniversitar të arsimit bazë dhe të arsimit të mesëm të lartë, “Kings Tirana” mësimi do të zhvillohet në gjuhë të huaj anglisht. Në lëndët si “Gjuhë shqipe”, “Letërsi shqipe”, “Historia e kombit shqiptar” dhe “Gjeografia e Shqipërisë”, mësimi do të zhvillohet, detyrimisht, në gjuhën shqipe.

  2. Institucioni arsimor privat “Kings Tirana” të ofrojë arsimim parauniversitar në nivelet arsim bazë dhe arsim i mesëm i lartë (gjimnaz) dhe forma e arsimimit të jetë arsimim me kohë të plotë. 5. Institucioni arsimor privat parauniversitar i arsimit bazë dhe i arsimit të mesëm të lartë, “Kings Tirana”, me fillimin dhe gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij, të raportojë në njësinë arsimore vendore, brenda afateve të përcaktuara, për:

a) Numrin e nxënësve dhe listën e mësuesve të arsimit bazë dhe të arsimit të mesëm të lartë, të regjistruar në fillim dhe që do të mbarojnë vitin shkollor, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe statistikave të miratuara nga INSTAT-i; b) Planin mësimor, programet lëndore dhe strukturën që do të ketë institucioni në fillim të çdo viti shkollor; c) Strukturën e vitit shkollor që do të ketë institucioni, e cila duhet të jetë e barasvlershme me atë të shkollave publike të të njëjtit nivel, së bashku me kalendarin e veprimtarive vjetore të institucionit; ç) Aktin e regjistrimit në organin tatimor; d) Lëndët mësimore të detyrueshme njëlloj me ato të shkollave publike; dh) Listën e veprimtarive jashtëshkollore që janë parashikuar të zhvillohen gjatë vitit shkollor;

e) Adresën e institucionit, adresën elektronike (e-mail) dhe numrin e telefonit. 6. Institucioni arsimor privat, parauniversitar i arsimit bazë dhe i arsimit të mesëm të lartë “Kings Tirana”, duhet të miratojë në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë çdo ndryshim në planin mësimor, programet e lëndëve apo tekstet që do të përdorë, si edhe çdo projekt apo eksperimentim psiko-pedagogjiko-didaktik që kërkon të kryejë, sipas rastit. 7. Ndryshimet që mund të pësojë institucioni arsimor privat i licencuar, në vendndodhjen dhe në infrastrukturën e godinës, shqyrtohen dhe miratohen në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, pas miratimit të njësisë arsimore vendore, 3 (tre) muaj para fillimit të vitit shkollor përkatës.

  1. Institucioni arsimor privat parauniversitar i arsimit bazë dhe i arsimit të mesëm të lartë “Kings Tirana” duhet të ketë në ruajtje dokumentacionin e mëposhtëm:

a) Dokumentacionin themeltar në ruajtje të përhershme, si: regjistër amze, indeks alfabetik, regjistër të veçantë, statistika vjetore të numrit të nxënësve dhe të mësuesve; b) Regjistra të përkohshëm, si: regjistra klase, evidencë për lëvizjen e nxënësve (i detyrueshëm për institucionin arsimor privat parauniversitar); c) Rregulloren e brendshme për funksionimin e institucionit; Kriteret për pranimin e nxënësve dhe të mësuesve; d) Kontratat me prindërit për shërbimet arsimore apo shërbime të tjera jashtëshkollore që ofron; dh) Kontratat e punës me mësuesit (për ata me kohë të plotë apo të pjesshme).

  1. Dokumentacioni i paraqitur në pikat 5 dhe 8, në rast monitorimi dhe inspektimi, u vihet në dispozicion strukturave kompetente mbikëqyrëse. 10. Moszbatimi apo mosrespektimi i këtyre detyrimeve, si dhe mosdhënia apo fshehja e informacioneve nga strukturat kompetente mbikëqyrëse e inspektuese, të cilat do të verifikojnë apo kontrollojnë funksionimin dhe mbarëvajtjen e këtij institucioni arsimor, përbën kundërvajtje administrative dhe sanksionohet sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi. 11. Në rast se institucioni arsimor privat nuk hapet gjatë dy viteve shkollore të njëpasnjëshme, nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij vendimi, subjekti e humbet të drejtën e hapjes së institucionit.

  2. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, njësia arsimore vendore dhe institucioni arsimor privat parauniversitar “Kings Tirana” për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Edi Rama/Pamfleti

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com