ë gjuhën shqipe shprehja “opingë” ka kuptimin përbuzës “i varfër, i skamur”. Mirëpo, si për të kundërshtuar këtë nivel të ulët të fjalës, patrioti Nikolla Lako themeloi në Paris gazetën “Opinga”, e cila u shqua për jehonën e saj në kryeqytetin francez me ato pak numra që botoi.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave shkruan se qëllimi i parë i “Opingës” ishte të informonte publikun europiano-perëndimor se populli shqiptar ekzistonte, se shqiptarët nuk ishin thjesht një “nocion gjeografik, jo komb”, se shqiptarët janë të gjallë dhe kufijtë e Shqipërisë duheshin rivendosur në dobi të shqiptarëve.
Siç ka ngjarë shpesh me organe shtypi bashkëkohore me “Opingën”, problemet e financimit bënë që botimi të ndërpritej shpejt.
Në fillim të viteve ’20 të shekullit të shkuar, Nikolla Lako deshi ta ringjallte gazetën, duke i dhënë tematikë më të përgjithshme dhe, kryesisht, kulturore dhe informative.
Për këtë arsye shtypi shpërndau këtë “Thirrje të Opingës”, që fondi i pasur i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave e ka në fotografi dhe që publiku ka mundësi t’i shoh.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave posedon një thesar të vërtetë me materiale mbi çdo fushë dhe kontribuon në nxjerrjen në pah të vlerave të Shqipërisë./atsh