Loading...

Gati stadiumi ‘Fadil Vokrri’, nesër vjen vendimi nga UEFA

Stadiumi “Fadil Vokrri” është gati për të hapur dyert për ndeshjet ndërkombëtare, sipas standardeve të UEFA-s.

Të shtunën u testua me sukses sistemi i ndriçimit të këtij impianti, që iu është nënshtruar rikonstruksionit të plotë.

Sistemi i ndriçimit u testua disa herë, duke krijuar një panoramë fantastike.

Të hënën (nesër), do të mbërrijnë në kryeqytetin e Kosovës inspektorët e UEFA-s, që do të thonë fjalën e fundit për hapjen e stadiumit “Fadil Vokrri”, ku do t’i luajë ndeshjet brenda Prishtina dhe përfaqësuesja e Kosovës.

Më 24 gusht bëhet saktësisht 3 vjet që kur ishte nënshkruar kontrata për rinovim të stadiumit ndërmjet Ministrisë së Sportit dhe Komunës së Prishtinës.

https://www.facebook.com/GazetaZeri/videos/2019480641405583/?t=0

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com