Fakti që nuk i dha dot vendit të tij mundësinë që të shihte Italinë të luante në Botërorin 2018 është një plagë ende e hapur, shprehet Gianluigi Buffon për revistën e PSG-së, klubi me të cilin do të debutojë të dielën.
Në fakt, fenomeni 40 vjeçar zgjodhi klubin që kryeson “Ligue 1”, “mbi të gjitha sepse ndihet ende shumë konkurues”, shpjegon ai në këtë intervistë.
“Por ky vendim u përcaktua edhe nga bindja se mund t’i jap PSG-së, shokëve të mi, skuadrës, diçka të rëndësishme në aspektin e eksperiencës dhe entuziazmit”, theksoi Buffon.
“Të gjithë së bashku mund të arrijmë të krijojmë një grup të madh”, garanton ish-protjeri i “Juventusit”.
Për sa i përket Kylian Mbappe, Bufon thotë se “ai zotëron diçka më shumë se sa të tjerët. Shpresoj që do të vazhdojë të mbetet modest dhe të ruajë këtë dëshirë për t’u rritur dhe sakrifikuar. Nëse do të sillet kështu, do të shënojë historinë e futbollit dhe do të shkruajë faqe të jashtëzakonshme të këtij sporti”. /atsh