Francesco Tahiraj është 22 vjeçari me origjinë nga Vlora, i cili luan në kategorinë superiore ne Slloveni, në ekipin e NK Aluminij. Francesco është një futbollist i talentuar i cili premton shumë.
Gjatë një ndeshje në kampionatin Slloven, ai ka shënuar dy gola duke i dhuruar fitoren skuadrës së tij.
Këto gola ai ua dedikon 8 viktimave të tragjedisë së Selenicës.Por kush është Francesco Tahiraj?
Ai ka lindur në Torino të Italisë, por është me origjinë shqiptare, më saktë nga Vlora. Ka qenë lojtar i Juventusit për të rinjtë për 7 vjet, nga mosha 10-17 vjeç. Më vonë ai kaloi si kapiten i Kombëtares Shqiptare u17 drejtuar nga Strakosha. Së fundmi luan në kategorinë superiore si mesfushor skuadrën Nk Aluminij në Slloveni. 21-vjeçari është një titullar i padiskutuar te skuadra sllovene dhe në minutën e 27-të dhe 76-të vulosi fitoren e Aluminjit.