Loading...

Fotoreportazh/ Jo vetëm Lura… liqenet akullnajore të Balgjait, një tjetër perlë e Dibrës

Mbi 20 liqene akullnajore në zonën e Dibrës, Bulqizës dhe Klosit me ujin e tyre të kristaltë dhe të freskët, përbëjnë një destinacion fantastik për të pasionuarit e natyrës malore dhe këdo që është në kërkim të një arratisje nga temperaturat e larta të verës.

Të ndodhura 1900 metra mbi nivelin e detit dhe të rrethuara nga pyjet halore e peizazhi alpin, liqenet akullnajore të zonës veriore janë gjithashtu të pasura në florë dhe faunë përreth.

Për të shkuar për tek liqenet e Balgjait mund të shfrytëzohen rrugët nga Selishta në Dibër, Vajkal dhe Kokërdhak në Bulqizë dhe nga fshatrat e Klosit nga ana e Matit.

Dikur në këtë zonë kishte me dhjetëra stane me dele, ndërsa sot kanë mbetur shumë pak të tilla, kjo pasi të rinjtë po largohen dhe banorët e këtyre zonave nuk mbajnë më bagëti.

Liqenet megjithatë kanë mbetur pak të eksploruara për shkak të infrastrukturës së dobët./Fotot: Sami Curri/BIRN/