Loading...

Flet shqiptari që i shpëtoi terrorit mbrëmë në SHBA vetëm me një plagë në gisht: Ishte…

Drini Gjoka është shqiptari i cili ka mbetur i plagosur lehtë fatmirësisht nga tmerri që ndodhi dje në SHBA, ku të paktën 4 persona kanë humbur jetën dhe mbi 11 të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri gjatë një turneu video lojërash brenda një kompleksi në Jacksonville në Florida.

Ai shpëtoi për mrekulli, ndërsa pas ngjarjes shkruan se ishte dita më të keqe e jetës së tij, por ishte me mjaft fat që shpëtoi, pasi plumbi e kapi në gisht. Ai ka lindur në SHBA, ndërsa prindërit e tij janë larguar para shumë viteve nga Shqipëria.

“Jam me fat. Plumbi ka goditur gishtin tim. Dita më e keqe e jetës sime” shkruan ndër të tjera në llogarinë e tij në Twitter Drini Gjoka, 19 vjeç nga Shqipëria. Shqiptari kishte fituar edicionin e shkuar të “Madden Challenge”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com