Loading...

Flet shoqja e klasës së Ritvan Zykajt: Djalin e krimit makabër e njihja mirë! U trondita

Një shoqe e klasës së fillores së Ritvan Zykajt, djalit që mori jetën e 8 personave, i ka shkruar Olti Currit, duke i treguar se si e mban mend djalin e krimit makabër.

Me një përshkrim të rëndë, të sjelljes e të paraqitjes së tij, vajza tregon se si e mban mend gjatë 3 viteve të fillores Ritvanin.

Mesazhi i vajzës publikuar nga Olti Curri:

Ate djalin Ridvanin e famshem te krimit makaber e kisha ne klase ne fillore
Ishte po kaq i shemtuar sa e shihni tani ne foto.

Mesuese Fatmira si nxenese e mire qe isha me conte qe te mesoja analfabetet qe te mesonin abetaren…nder ta edhe ” Ridvan trimin” .

Te betohem per ate zot qe akoma e kujtoj eren qe mbante.

U trondita nga lajmi qe lexova ne portale por nuk me erdhi cudi.

Sikur ta kisha ditur prej kohesh te ardhmen qe do te kishte Ridvan Resuljoti me vetullat e shpupuritura e leshatore dhe ato floket qe kishte si delet.

Cmund te presesh nga 1 djale qe di vetem te ruaje dele? Nga 1 analfabet qe e la shkollen ne klasen e 3 e me pas se di me c’u be me të. Nuk ishte i semure per sa kohe e kishim ne klase, nuk dua ta justifikoj aspak por une mendoj se ne kete menyre perfundojne te gjithe femijet e rritur keq,per fajin e tyre ose te prinderve.

Ai e la shkollen e klasen e 3 o njerez…ndoshta gjate gjithe kesaj kohe i kishin mesuar vetem se si te ruante delet por kurrsesi te mesonte ne shkolle.

Ne klasen e pare Ridvani i marrë nuk i shqiptonte mire fjalet…te gjithe e kujtonim kur i fliste mesuese Fatmires nga banka e fundit e rreshtit te murit:

“O mëtuuuteeee” (zysha nuk e degjonte)
“O mëëtuuuuteeee” (e ngrinte zerin pak me shume por zysha perseri nuk e degjonte)
Pastaj Ridvanit te marrë i ngriheshin nervat dhe bertiste me te madhe:

” O mëtute të koj pak ne bano” (Qe donte te thoshte o mesuese te shkoj pak ne banjo)

Ja vetem per kete e mbaja mend une Ridvanin

E qeshja me vete sa here e kujtoja
Kurse tani do ta kujtoj si Ridvani i tmerrshmi,djaloshi i rritur mes bagetive,qe kreu krimin me rrenqethes qe mund te me shkonte ndonjeher ne mendje.
Ah po, as eren qe mbante nuk kam per ta harruar!/njekomb

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com